Në raundin e tretë në garat e UEFA Konferencë Liga janë kualifikuar Egnatia dhe Dinamo e Tiranës nga Shqipëria dhe Ballkani i Suharekës nga Kosova. Eliminohen Vllaznia, Prishtina dhe Deçiqi
Tri nga gjashtë ekipet shqiptare që ishin pjesë e garave të UEFA Konferencë Ligës kanë arritur që të kalojnë në rundin e tretë kualifikues. Kualifikim në raundin e tretë të UEFA Konferencë Liga e arritën Ballkani I Suharekës, Dinamo Tiranës dhe Egnatia e Rrogozhinës, ndërsa nga gara u eliminuan Prishtina,e cila humbi në penallti nga Larne, Deçiqi që u mposht me rezultat të përgjithshëm 6:2 nga Rapidi dhe Vllaniza që humbi me rezultat të përgjithshëm 5:3 nga Vikingur Reykjaviku.
Për herë të parë në histori, Egnatia arrin të kaloj një turn në Kupat e Europës. Rrogozhinasit e Edlir Tetovës, ja dolën me sukses ndaj bjellorusëve të Dinamo Minks, duke siguruar një biletë për në raundin e tretë të Ligës së Konferencës, falë rezultatit të përgjithshëm 3 me 0.
Dinamo e Tiranës siguroi kualifikim në raundin e tretë duke fituar ndaj Atletic Escaldes me rezultat të përgjithshëm 3-2 nga të dyja ndeshjet 2-1 në transfertë dhe 1:1 në Tiranë . Një paraqet një sukses të jashtëzakonshëm kur dihet se pas 15 viteve sërish prezantojnë Shqipërinë në garat europiane
Në ndeshjet e para të raundit të tretë më 7 gusht, takohen Hajduku i Splitit – Dinamo Tiranë, Ballkani – Shamrok Rovers dhe Olimpija e Lubjanës – Egnatia,