Site icon Tetova Expres

VARDARI TURPËROHET NË UEFA LIGËN E KONFERENCAVE

Me disfatën e turpshme 5-0 nga Lozana, ekipi i Vardarit përfundon aventurën e vetë në garat europiane.  Shkëndija e Tetovës  mbetet skuadra  vetme që  mbron nderin e futbollit  të Maqedonisë në garat  europiane

Përfaqësuesi Maqedonisë së Veriut, skuadra e  Vardarit e përfundoi rrugëtimin  e vetë në garat  e UEFA  Konferencë Ligën  pasi  në ndeshjen kthyese  pësoi  humbje të thellë  5-0  duke e përmbysur   epërsinë e Vardarit  nga  ndeshja e parë në Shkup   humbën  2-1.

Skuadra vendase dëshmoi cilësi  dhe ishte e vendosur të anulonte avantazhin e Vardarit që në fillim të duelit kur mori epërsinë 1:0 me një gol të Noah Disene në minutën e 16-të. Në fund të pjesës së parë, Lozana shënoi dy gola të tjerë, që i realizuan Kali Sene në minutën e 33-të dhe në minutën e 45+2. Në pjesën e dytë për  vendasit shënoi Alban Ajdini në minutën e 55-të për  epërsinë  4:0 dhe Seydou Traore me  golin e pestë në minutën e 84-të  shënoi për vulosi fatin e  Vardarit.

Vardari në Lozanë nuk ishte e vetmuar pasi  në  tribunat  e stadiumit kishte  në numër  të  konsideruar  të  tifo grupit  të  tyre por  që ishte  kotë pasi  ekipi nuk ishte  në nivelin për të bërë ballë zviceranëve. Kështu  pas eliminimit të Sileksit dhe Rabotniçkit që raundin e parë, të Konferencë Ligës, në raundin e dytë u  eliminua  edhe  Vardari.  Pra  Shkëndija  është  skuadra e vetme  nga Maqedonia e  Veriut  që vazhdon garat  në fazën eliminatore të UEFA Liga e Kampionëve. Shkëndija tani për  tani ka të sigurta edhe 10 ndeshje  evropiane  gjatë këtij  sezoni

Exit mobile version