Sezoni i ri 2025/2026 në elitën e futbollit të Maqedonisë fillon më 8 gusht me dy ndeshje interesante në Tetovë dhe Shkup. Në Tetovë përballen Shkëndija – Shkupi, ndërsa në Shkup takohen Vardari – Pelisteri .
Sezoni i ri 2025/2026 në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë fillon të premten,më 8 gusht, ndërsa sipari i sezonit të ri do të hapet me dy ndeshje derbi si ajo në stadiumin e qytetit në Tetovë ku do të përballen kampioni në fuqi klubi i futbollit Shkëndija me ekipin FC Shkupi nga Çairi ashtu e dhe ndeshja në arenën “Todor Proeski” mes Vardarit dhe Pelisterit
Përballja në stadiumin e qytetit në Tetovë mes Shkëndijës dhe Shkupit, ndeshje me të cilën edhe zyrtarisht nis sezoni i ri zhvillohet të premten me fillim në ora 17:00 .
Ndërkaq ndeshja tjetër që gjithashtu luhet të premten por me fillim në ora 20:00 në arenën“Todor Proeski” luajnë Vardari dhe Pelisteri nga Manastirit dy rival të vjetër në fushën e gjelbër .
Dy ndeshje të javës së pare të kampionatit të ri do të zhvillohen të shtunën me fillim në ora 17:30 dhe atë në stadiumin e Bashkimit në Kumanovë aty ku do të përballen Bashkimi dhe debutuesi në Ligën e pare të futbollit vendor klubi i futbollit Arsimi i Çegranit. Të shtunën gjithashtu zhvillohet edhe një ndeshje interesante me që në stadiumin e qytetit në Strugë, takohen Struga Trim Lum – Makedonija Gj.P. Java e pare e kampionatit vazhdon edhe të dielën dhe të hënën. Të dielën takohen Tikveshi –Rabotniçki, ndërsa java e parë mbyllet të hënën me ndeshjen Sileksi – AP Brera, ndeshjet që luhen të shtunën, të dielën dhe të hënën fillojnë në ora 17:30.
Kujtojmë se me vendimin e Federatës së futbollit të Maqedonisë në gjitha ndeshjet e kampionatit të ri duke filluar nga java e parë deri tek ajo e fundit do të implementohet edhe sistemi WAR.