Më 01.08.2025, në ora 15:50 – në SPB Tetovë, R.A. nga fshati Xhepçisht ka raportuar se në orën 15:00 në fshatin Otunjë, në vikend shtëpinë e kushëririt të tij F.A. (47) nga fshati Xhepçisht, ai e gjeti atë të shtrirë në banjë, në gjendje jo-kontaktibile.
Menjëherë pas marrjes së raportit, në vendngjarje u dërguan zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Tearcës dhe një ekip i Ndihmës së Shpejtë, të cilët konstatuan vdekjen pa shenja dhune. Hetimi në vendngjarje u krye nga Prokurori Publik dhe një ekip hetimi nga SPB Tetovë dhe, me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë u dorëzua në mjekësinë ligjore për autopsi.