Me finalet e ndeshjeve të Streetballit dhe rutës së çiklizmit mbrëmë edhe zyrtarisht përfundoi manifestimi Vera Kulturore tetovare ku gjithsejtë u organizuan 32 aktivitete
Me ndeshjen finale të Streetballit 3×3 mbrëmë zyrtarisht përfundoi edhe manifestimi Vera Tetovare 2025, që u mbajt me moton “Tetova n’festë“! Gjatë 19 ditëve sa zgjati manifestimi janë mbajtur 32 aktivitete kulturore, sportive, koncerte, net rinore dhe shumëçka tjetër!
Fitues i turnirit në Streetballit 3×3, që u ndoq nga një numër i madh i publikut tetovar doli ekipi Kino Vllae nga Shkupi me lojtarët Hristjan Ristov, Marko Dujkoviq, Fatjon Rexha dhe Milorad Minovski, Vendi i dytë i takoi Strugës me lojtarët Art Shabani, Albijond Hoxha, Muhamed Qamilovski dhe Jovan Gjoroviq, ndërsa vendi tretë Gostivarit me lojtarët Filip Joviq, Viktor Isajlovski, Kristijan Stolevski, Ibraim Reçani dhe Kristijan Isajlovski.
Për tre ekipet ftuese organizatori Komuna e Tetovës ndau Kupa, medalje dhe mirënjohje .
Gjithashtu dje në kuadër të aktivitet të Verës Kulturore tetovare u mbajt edhe turi i çiklizmit nga Tetova deri në Kodrën e Diellit. Për më të mirë organizatori ndau medalje në shenjë të respektit dhe djersës së derdhur.
Komuna e Tetovës ka falënderuar qytetarët dhe sidomos mërgimtarët për pjesëmarrjen e tyre në këto aktivitete.