Site icon Tetova Expres

NË MILETINË PËRFUNDOI  TURNEU TRADICIONAL “MËRGIMTARËT 2025”

Ekipi “Auto Llaker Meti” është  fitues  i turneut tradicional  “Mërgimtarët 2025”  që gjatë një jave  u  mbajt në fshatin Miletin ku morën pjesë 12 ekipe, kryesisht me ekipe nga  ky vendbanim.

 Në  mbrëmje festive  që kishin organizuar  për mërgimtarët  të cilët aktualisht  kanë ardhur në pushime në vendlindjen e tyre, u  zhvillua ndeshja finale e turnirit tradicional në futboll të vogël Mërgimtarët 2025” fshatin Miletinë të Komunës së Bërvenicës. Në turnirin “Mërgimtarët 2025” që zgjati një javë kanë marrë pjesë 12  ekipe  kryesisht  nga ky vendbanim, ndërsa në finale fitues  doli ekipi  “Auto Llaker Meti” që mundi  3-1  ekipi ITALO KAFE.  Ekipi  fitues  u  nderua   me  Kupë dhe medalje

Kryetari I Këshillit organizativ Mevludin Izairi publikisht falënderoj të  gjitha ata që kanë kontribuar për realizimin e  turnirit tradicional  “Mërgimtarët 2025”

I falënderoj të gjithë banorë që janë të fshatit tonë, i falënderoj gjithë sponsorët tonë që na kanë përkrahur deri në fund. Në këtë turne marrin pjesë 12 ekipe të cilat janë të gjitha nga fshati jonë dhe i falënderoj të gjithë që kanë luajtur në këtë turne dhe shpresojmë që do të luhet edhe më tutje. Kjo organizohet për hir të mërgimtarëve dhe mendojmë t’ia kalojmë sa më mirë”  tha Mevludin Izairi

Njëri ndër më të merituarit për organizimin dhe mirëvajtjen e  turnirit  Samet Rasimi i cili ishte edhe referi kryesor në të  gjitha ndeshjet, tha se  qëllimi  kryesor i këtij  organizimi  ishte që ta  afrojnë sa më shumë  rinin  e  nga diaspora 

Advertisement

 Qëllimi i këtij turneu është që të grumbullohen, që të shoqërohen, se shumica nga ne janë emigrant, jetojnë jashtë në vendet evropiane, shumica nga neve asimilohen, e qëllimi i kësaj është që mos e harrojnë vendlindjen ku kanë lindur, shumica prej atyre kanë lindur jashtë, por i kanë prindërit nga këtu. Kjo është një gjë e përbashkët, që të shoqërohen më shumë, që të njoftohen, t’i mbajnë traditat tona dhe të njohën vendlindjen ku kanë lindur prindërit e tyre”. deklaroi  Samet Rasimi

Para  finales u zhvillua   ndeshje  revyale mes  dy ekipeve të shkollës  së  futbollit të klubit të  futbollit Rrufeja , të cilët organizatori i shpërbleu me nga  një  top  dhe nga  pako me çokollata , ndërsa  për  ekipet finaliste  dhe të  gjithë pjesëmarrësit   organizatori  kishte  përgatitur  një koktej  rasti që  në shenjë të respektit  në veçanti  por bashkatdhetarë që aktualisht gjenden në pushim në vendlindje. Organizatori  ndau edhe  mirënjohje  për  ata të  cilët e kishin përkrahur  realizimin e këtij manifestim  sportiv.
 
Shaban Sinani – TV KOHA
Exit mobile version