Site icon Tetova Expres

Lazim Destani: Qëllimi ynë është suksesi dhe rruga në Champions League

Klubi futbollistik Shkëndija është ekipi i vetëm shqiptar që ka arritur afër kualifikimeve në fazën e Ligës së Kampion;ve.

Kuqezinjtë sonte do të kenë përballjen e radhës me ekipin Qarabag FK në Shkup, e para kësaj ndeshje ka folur i pari i ekipit Shkëndija, Lazim Destani ku ka shprehur krenarinë e tij për arritjet e klubit, ndërsa ka bërë një thirrje për të gjithë ata që do të jenë në stadium, duke ftuar që të tregojnë kulturë sportive dhe të përmbahen nga provokimet.

“Me emocion më të madh për arritjet e deritanishme, ëndrra jonë vazhdon. Me përkushtim dhe fokus të madh, klubi ynë po ecën përpara drejt synimeve të reja dhe drejt arritjeve që i meritojmë. Qëllimi ynë është suksesi dhe rruga në Champions League”.

Sot do të jemi të gjithë në tribunat e stadiumit, duke kënduar këngët tona të fitores dhe duke i dhënë zemër lojtarëve dhe stafit tonë, sepse ata e meritojnë këtë.

Si tifoz i Shkëndijës, u bëj thirrje që sot të tregojmë kulturën tonë sportive dhe të mos biem pre e provokimeve”, ka shkruar Destani.

Advertisement

 

Exit mobile version