Site icon Tetova Expres

Ndryshimet në Ligjin për duhan për të mbrojtur prodhimin vendor: Importi është i ndaluar derisa zgjat blerja

Derisa zgjat blerja e rekoltës së duhanit vendas, nuk do të importohet duhan nga jashtë. Ky është një nga ndryshimet kryesore në Ligjin për duhan, i cili u miratua në Kuvend dhe që nga 29 korriku, me shpalljen në Gazetën zyrtare, ka hyrë në fuqi.

Lidhja e shoqatave bujqësore është e kënaqur nga ndryshimet ligjore dhe beson se kjo e mbron prodhimin vendor.

“Me këtë, së pari, po mbrojmë prodhimit tonë vendor të duhanit. Domethënë, nga 16 nëntori deri më 28 shkurt të vitit të ardhshëm, derisa zgjat blerja, asnjë kilogram duhan nuk mund të blihet ose importohet. Kjo ishte gjëja më e rëndësishme për ne dhe patëm ndihmë të madhe nga Ministria dhe ministri i Bujqësisë”, tha Kire Risteski, kryetar i Lidhjes.

Nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave precizojnë se që nga shkurti janë marrë vendime se ndryshimet ligjore janë të nevojshme për të përmirësuar tregtinë, blerjen e duhanit dhe për të mbështetur prodhimin e qëndrueshëm.

Exit mobile version