Kampioni i Maqedonisë, klubi i futbollit Shkëndija e Tetovës, sonte në arenën ‘’Todor Proeski’’ pret kampionët e Azerbajxhanit, ekipin Karabah në kuadër të ndeshjes së parë të raundit të tretë kualifikues për Ligën e Kampionëve.
Shkëndija e Tetovës sonte me fillim në orën 20:00 do të luaj ndeshjen e parë ndaj Karabahut të Azerbajxhanit në kuadër të xhiros së tretë eliminatore në Ligën e Kampionëve. Ekipi që drejtohet nga trajneri Jeton Beqiri pritet të vazhdon rrugëtimin europian në UEFA Ligën e kampionëve,ku sonte do në këtë një detyrë e vështirë përballë një ekipi që luan në vazhdimësi në Kupat Evropiane. Nga tabori kuqezi, shihet një atmosferë pozitive para kësaj sfide do të thonim historike andaj shpresojnë edhe në përkrahjen dinjitoze dhe numër sa më të madh të tifozerisë kuqezi pasi suksesi eventual që të gjithë e presim do të hapë një faqe të re në historinë këtij klubi që me të drejt konsiderohet simboli i futbollit shqiptarë në Maqedoni dhe jo vetëm.
Sa i përket formacionit që sonte do të zbres në fushën e gjelbër trajneri Beqiri do të vendos para fillimit të ndeshjes, por më e rëndësishmja është se të gjithë ekipi është në dispozicion të trajnerit dhe të gatshëm për të dhënë më të mirën nga vetja e tyre.
Informatat nga terreni thonë se për të ndjekur ndeshjen e sotme interesimi i futboll dashësve është i jashtë zakonshëm sidomos në rajonin e Pollogut
Ndeshja Shkëndija – Karabah, luhet sonte në arenën ‘’Todor Proeski’’ me fillim në ora 20:00, ndërsa drejtësi do të ndaj arbitri nga Sllovakia, Ivan Kruzhilak.
Shaban Sinani – TV Koha