Site icon Tetova Expres

Takim i Nikollovskit me ambasadorin spanjoll: Linjat ajrore Shkup – Madrid dhe Shkup – Barcelonë janë mundësi e shkëlqyeshme për përmirësim të bashkëpunimit mes dy vendeve

Marrëdhëniet bilaterale mes Maqedonisë dhe Spanjës plotësisht do t’i prëforcojmë përmes hapjes së linjës ajrore Shkup-Madrid dhe linjës së vendosur paraprakisht Shkup-Barcelonë, theksuan në takimin e sotëm zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikollovski dhe ambasadori i Mbretërisë së Spanjës, Rafael Soriano Ortiz, kumtoi Ministria e Transportit.

Dy linjat ajrore, informoi zëvendëskryeministri, janë pjesë e programit qeveritar për zhvillim të transportit ajror përmes të cilave hapen perspektiva të reja mes dy vendeve dhe dy popujve.

Në takim, gjihashtu u këmbyen edhe mendime dhe qëndrime për çështjet aktuale politike dhe ekonomike në vend dhe rajon, më pas kryeministri Nikollovski theksoi se Maqedonia ka hyrë në cikël investues në zhvillim të rrjetit rrugor dhe hekurudhor me theks të veçantë në koprridoret të cilat duhet ta lëvizin zhvillimin rajonal ekonomik.

Në takim u potencuan edhe mundësitë për investim në vend, përmes realizimit të investimeve në sektorë të interesit të përbashkët.

Në fund të takimit, dy bashkëbiseduesit u dakorduan se bashkëpunimi mes dy vendeve është në nivel të mirë dhe se i njejti plotësisht mund të përforcohet, posaçërisht në pjesën e ekonomisë.

Advertisement
Exit mobile version