Komuna e Çairit dhe Komuna e Tetovës janë zyrtarisht pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të diplomacisë qytetare “Sister Cities International”. Lajmin e bëri të ditur kryetari i Çairit, Visar Ganiu, gjatë vizitës së tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u nënshkrua marrëveshja e anëtarësimit.
Ganiu theksoi se ky hap shënon një moment të rëndësishëm për afirmimin ndërkombëtar të komunës dhe hapjen e mundësive të reja për bashkëpunim në disa fusha:
Krijimi i partneriteteve të qëndrueshme me pushtete lokale nga vende të ndryshme;
Përfshirja e të rinjve dhe institucioneve arsimore në programe ndërkombëtare shkëmbimi;
Promovimi i kulturës, turizmit dhe zhvillimit ekonomik;
Përfitimi nga trajnime dhe burime të specializuara;
Rritja e rolit të komunës në dialogun dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.
“Ky anëtarësim na mundëson të lidhim Çairin dhe Tetovën me rrjete globale dhe të pozicionohemi si partnerë aktivë në diplomacinë lokale bashkëkohore,” u shpreh Ganiu.