“Saktësisht 364 persona, 34 prej të cilëve në Shkup, do të përfitojnë nga masa e Qeverisë, në të cilën do të marrin trajnim teorik dhe praktik për përballimin me zjarret në Maqedoni. Angazhimi i tyre do të jetë sezonal dhe do të mbështetet financiarisht nga Qeveria me 24 mijë për secilin punëtor”, njoftoi sot VMRO-DPMNE.
Ata informojnë se trajnimi tashmë është duke u zhvilluar në 13 qytete në vend, duke mbuluar 28 komuna në të gjithë vendin. Të rinjtë që janë regjistruar për trajnim do t’i nënshtrohen një trajnimi dy-ditor, i cili do t’i përgatisë ata të dalin në terren për përballimin e zjarreve vetëm brenda një jave.
“Me këtë masë, Qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE tregon se synon të stimulojë të rinjtë që nuk janë të punësuar të bëjnë hapin e parë, dhe më pas ata që dëshmojnë veten të punësohen në njësitë e zjarrfikësve në të gjithë vendin. Të kujtojmë gjithashtu se për herë të parë në 7 vjet, po përdoren 38 automjete të konvertuara të ushtrisë dhe policisë, si dhe janë në dispozicion helikopterë dhe aeroplanë, me të cilët po përballemi me sukses me zjarret që kanë ndodhur këtë verë”, thotë nga VMRO-DPMNE.