Site icon Tetova Expres

SHKËNDIJA PËSOI HUMBJE, POR ASGJË SKA PËRFUNDUAR

Në ndeshjen e parë të  xhiros së tretë eliminatore  në Ligën e Kampionëve. Mbrëmë në arenën ‘’Todor Proeski ‘’ në  Shkup para  mbi  20 mijë  tifozëve të pranishëm  Shkëndija pësoi  0-1  nga Karabahu i Azerbajxhanit

 Shkëndija pëso  humbje  minimale  0-1    nga  kampioni i Azerbajxhanit  FC Krabah, në  sfidën e parë të raundit të tretë  eliminatorë  të Ligës së kampionëve. Atmosfera që e krijuan mbi 20 mijë tifozë ishte   mbresëlënëse  dhe  për tu  dëshiruar . Golin e  etëm  në këtë ndeshje e realizoi Toral Bayramov në minutën e  18-të .   Gjatë  90  minutave loje  dy skuadrat  patë  rastet  por që dy  portierët e ekipeve Gaje dhe Koçalski  ishin të pa mposhtur.  Epilogu  përfundimtar ku  do të  mësohet  se  cila  skuadër  Shkëndija  apo Karabah  do të kalon në raundin e tretë  do të mësohet më  12 gusht kur të zhvillohet ndeshja kthyese në Baku.

 Trajner i  ekipit kuqezi Jeton Beqiri  falënderojë publikun për atmosferën e krijuar, ndërsa  ndeshja  u  vendos  nga  një  penalti  që  nuk  duheshe  të  ndodh, ndërsa  tani mbetet  që ën ndeshjen  do të provojmë çdo mundësi në Baku për ta  përbysur këtë rezultat

’Së pari një falënderim i veçantë për publikun për  atmosferën impozante që e krijuan gjatë gjithë 90 minutave. Pajtohem me  ju  që ishte një ndeshje e  barabartë  një kundërshtarë  shumë me përvojë, një kundërshtarë që gjithmonë luanë grupet  e Ligës së Europës, disa  herë edhe në Ligën e Kampionëve. Por  për mua është e rëndësishme se  futbollistët luftuan. Besoj  që e dhanë maksimumin sipas mendimit tim tani pas ndeshjes impresionet janë  që kishin një pjesë të parë  jo të kënaqshme, kurse në pjesën e dytë pastaj  niveli i lojës u  ritë  me rastet  tona. Por  si një përmbledhje  gjithçka besoj se  vendosi  një pakujdesi e  jona. Të jem korrekt me  diçka Karabahu pati rastet e veta, ne patëm raste tona. Ato nuk i shfrytëzuan dhe ne nuk i shfrytëzuam rastet, kurse  ata  shfrytëzuan vetëm pakujdesinë tonë me rastin e penaltisë  të  cilën e shëndruan në gol. Kurse sa i përket mundësive neve do të tentojmë, do të tentojmë gjithçka për gjithçka. Ne  nuk kemi  humbur me rezultat katastrofike,kemi humbur vetëm 1-0 dhe pse mos të tentojmë të fitojmë në Baku. Dhe duhet të jemi  gjithmonë optimist  duhet gjithmonë të shikojmë përpara dhe të shikojmë në aspektin pozitiv  ‘’ deklaroi  trajneri Beqiri

  Trajner i Karabahut  Gurban Gurbanov ishte i kënaqur me fitoren  por  mbeti i mahnitur me atmosferën e  krijuar në  tribunat e stadiumit.

Advertisement

 ‘’ Para së gjithash, dua të përgëzoj lojtarët e mi që luftuan deri në fund dhe luajtën fort. Është shumë e rëndësishme në ndeshje të tilla të luftosh deri në fund. Bëmë disa gabime, por rezultati i kësaj ndeshjeje ishte shumë i rëndësishëm për ne. Kam fjalët më të mira për Shkëndijën, ata luajtën një ndeshje të mirë me dy ndeshje kundër FCSB-së, na e vështirësuan punën. Fitorja është e rëndësishme për ne, por në Baku duhet të jemi të kujdesshëm, nuk duhet të lejojmë që ndeshja të jetë kaq e ngushtë në BakuNe  edhe më parë kemi luajtur  në këtë stadium, por  kur nuk ka qenë si kjo atmosferë. Sot ishte  diçka  mbresë lënës dhe ju them  që ju duhet të luftoni për  të arritur  at që e merritoni“, tha Gurbanov.

 Ndeshja e kthimit luhet në javën e ardhshme në ‘’Azersun Arena’’  në  Baku  me  fillim në ora 18:00.

Exit mobile version