Autoritetet turke janë alarmuar nga zhdukja e biznesmenit Halit Yukay, i cili rezulton i humbur që nga nata e së shtunës, kur ai u nis nga Gialova drejt ishullit Mykonos me jahtin e tij Graywolf.
Jahti i 43-vjeçarit u gjet i dëmtuar dhe gjysmë i fundosur pranë ishullit Prokonnisos, në Detin Marmara (pranë Propontis), nga roja bregdetare turke.
Familjarët e Yukay-t njoftuan autoritetet pasi nuk arritën ta kontaktonin që prej nisjes së tij për në ishullin e njohur grek.
Sipas raportimeve, ai ishte nisur të shtunën në mbrëmje nga Gialova ndërsa rrënojat e jahtit u gjetën rreth mesditës së së martës.
Roja bregdetare u njoftua për herë të parë në orën 23:40 të mbrëmjes së së hënës, ndërsa një ekuipazh i një anijeje tregtare raportoi në orën 14:30 të së martës se kishte vërejtur rrënojat e një anijeje, e cila më pas u identifikua si Graywolf, në pronësi të Yukay-t.
Në operacionin e kërkimit përfshihen zhytës, helikopterë dhe njësi të rojës bregdetare, por deri më tani nuk është gjetur asnjë gjurmë e biznesmenit.
Kush është Halit Yukay?
I lindur në vitin 1982, Halit Yukay është pronar i kompanisë Mazu Yachts, një prodhues i njohur i jahteve luksoze në Turqi.
Ai e nisi karrierën si ndërtues anijesh, duke realizuar ëndrrën për të krijuar kompaninë e tij në vitin 2011.
Mazu Yachts është bërë e njohur në treg për dizajnet moderne dhe teknologjinë që përdor në ndërtimin e jahteve.