Site icon Tetova Expres

NESËR ZYRTARISHT STARTON KAMPIONATI I RI NË LIGËN E PARË

Kampionati i  ri i futbollit 2025/2026, zyrtarisht  starton  nesër me ndeshjen  Shkëndija – Shkupi që  fillon në ora 17:00  dhe ndeshjen Vardari – Pelisteri  që  fillon në ora 20:00. Federata e Futbollit të Maqedonisë dje zyrtarisht  ka promovuar sistemin VAR  që  do të aplikohet në ndeshjet e Ligës së parë.

 Me ndeshjen Shkëndija – Shkupi që në program është nesër në stadiumin e  qytetit në Tetovë, me fillim  në  orën 17:00, zyrtarisht  starton  edicioni i  34-të Kampionati  i Maqedonisë në Liga e parë .

 Federata e  Futbollit të  Maqedonisë  dje në “Shtëpinë e Futbollit”, zyrtarisht  ka  promovuar  sistemin  VAR për herë të parë në historinë e do të aplikohet në sezonin e ri 2025/2026 në Ligën e Parë të Futbollit.

Gjithashtu FFM, së bashku me sistemin VAR, siguroi edhe një mjet raportimi që mund të përdoret për transmetimet televizive të ndeshjeve.

Të  shpresojmë se sistemi VAR do të ndikon në ngritjen e cilësisë së futbollit vendor  edhe pse infrastruktura sportive e futbollit as për së afërmi  nuk premton  një gjë të tillë. Por nga FFM kanë njoftuar se për aplikimin e sistemit VAR , stadiumi i Çairit nuk i plotëson  kushtet  ndaj, ekipi  FC Shkupi  duhet të  vendos  se ku do ti zhvilloj  ndeshjet kampionale

Advertisement

 Sa  i përket  ndeshjes  hapëse  që  konsiderohet edhe derbi i  javës  padyshim se  skuadra  vendas e  Shkëndija  e Tetovës konsiderohet  favorite  absolute  në këtë  sfidë  duke  marrë para sysh sukseset që është  duke i arritur në  garat  evropiane. Sa  i përket ekipit nga  Çairi  FC Shkupi  gjatë fazave përgatitore  nuk  ka  dëshmuar  ndonjë veçantë por me gjithat duke ditur se bëhet fjalë për një ekip me  traditë  atëherë  publiku i  pranishëm  do të ketë mundësi  të ndjek një lojë cilësore  Nesër  po  me  fillim në ora  20:00, në arenë ‘’Todor Proeski{‘’  do të zhvillohet ndeshja  mes  Vardarit  dhe  Pelisterit.

 Të  shtunë  zhvillohen ndeshjet Bashkimi – Arsimi dhe Struga Trim Lum – Makedonija Gj.P, të  dielën  në  program është ndeshja Tikveshi – Rabotniçki  dhe  të  hënën kur  mbyllet  java e parë e kampionatit takohen  Sileksi – AP Brera. Të  gjitha  këto ndeshje  fillojnë në ora 17:30.

 

Exit mobile version