Site icon Tetova Expres

Rashçe, gjuajtën me pistoleta me gaz, privohen nga liria dy persona

Gjatë mbrëmjes së djeshme në fshatin Rashçe janë arrestuar dy persona, pasi sipas Policisë, është konstatuar se të njëjtit kanë gjuajtur me armë me gaz në një dasmë.

“Më 06.08.2025, në fshatin Rashçe të Shkupit, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Gjorçe Petrovit arrestuan E.K. dhe B.K. nga i njëjti fshat. Rreth orës 22:00 në SPB Shkup është raportuar se në fshat janë dëgjuar të shtëna armësh, pas së çka menjëherë janë ndërmarrë masa dhe veprime përkatëse, dhe është konstatuar se E.K. dhe B.K. kishin shtënë me pistoleta me gaz në një dasmë. Të njëjtit janë ndaluar në stacion policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të parashtrohet kallëzime përkatëse”, thonë nga MPB.

Exit mobile version