Site icon Tetova Expres

Rritje page 20 përqind, për mbi 1mijë punonjës të institucioneve sociale publike

Ministri për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, Fatmir Limani, ka njoftuar sot nënshkrimin e Marrëveshjes së re Kolektive për punonjësit e institucioneve sociale publike, e cila garanton një rritje page prej 20% për mbi 1000 të punësuar në sistemin e mbrojtjes sociale, përfshirë edhe drejtuesit e këtyre institucioneve.

Limani tha se kjo marrëveshje përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve të punës dhe forcimit të sistemit social në vend.

“Kjo marrëveshje do të thotë kushte më dinjitoze pune, më shumë siguri juridike dhe respekt për punën humane që këta profesionistë bëjnë çdo ditë në shërbim të qytetarëve,” theksoi ministri.

Ai shtoi se kjo është pjesë e një procesi më të gjerë të mbështetjes së punonjësve të sistemit social dhe modernizimit të shërbimeve për shtresat në nevojë.

Exit mobile version