Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verilindor.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 11 deri 19, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 33 deri 39 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi verilindor.
Temperatura minimale do të zbresë deri 18, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 39 gradë Celsius.
Nën ndikimin e masës shumë të nxehtë ajrore nga jugu, gjatë javës moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me dukuri të vranësirave lokale gjatë ditës.
Temperatura ditore do të jetë mbi 30°C, ndërsa vende-vende pritet të arrijë edhe deri 40°C.