Site icon Tetova Expres

VLEN: Bujar Osmani në OSBE, me Serbinë kundër Kosovës

VLEN sot ka akuzuar BDI-në se po tenton ta paraqesin mandatin e Osmanit si Kryesues i OSBE-së si një triumf diplomatik, ndërsa, sipas tyre, situata është krejt ndryshe.

“Gjatë presidencës së tij në OSBE, Bujar Osmani shpesh mbajti qëndrim që u përputhej me interesat e Beogradit, duke qenë të dëmshme për Kosovën, partnerin tonë më të afërt dhe më të rëndësishëm në rajon. Në vend që të mbronte parimet e drejtësisë dhe vetëvendosjes, ai ndoqi linjën e diplomacisë serbe, duke shmangur të mbajë një qëndrim të qartë kundër politikave agresive të Serbisë ndaj Kosovës.

Mbi identitetin e “de-eskalimit”, Osmani sugjeroi zgjidhje që minuan sovranitetin e Kosovës: mohuan vullnetin demokratik të qytetarëve dhe mundësuan krijimin e strukturave paralele që janë në kundërshtim me rendin kushtetues të vendit.
Pikat më shqetësuese nga veprimi i Bujar Osmanit ndaj Kosovës janë: Kërkoi dorëheqjen e kryetarëve të komunave të zgjedhur në mënyrë legjitime, duke cenuar procesin demokratik vetëm sepse rezultatet nuk i leverdisnin Serbisë.

Kushtëzoi që Kosova të tërhiqej nga forcat e saj të sigurisë në territorin e vet, ndërsa për Serbinë kërkonte vetëm “ulje simbolike të gatishmërisë luftarake”, duke cënuar parimin e barazisë dhe veprimit sovran.
Përplasja e rolit të OSBE-së si ndërmjetës për proceset zgjedhore, sikur Kosova nuk ishte një shtet i pavarur e funksional me institucione dhe mekanizma zgjedhorë të vetë.

Deri sa Kosova kërkonte mbështetje për pranimin në organizata ndërkombëtare dhe për parandalimin e veprimeve destabilizuese të Serbisë në veri të vendit, OSBE-ja nën drejtimin e Osmanit shpesh heshti ose dërgoi mesazhe tepër të zbutura, interpretuar nga Beogradi si dritë jeshile për të vazhduar provokimet”, thonë nga VLEN.

Advertisement

Nga VLEN shtojnë se kjo është një shembull i nënshtrimit diplomatik, ku interesi personal dhe partiak i BDI-së erdhi përpara Kosovës, shqiptarëve dhe stabilitetit rajonal.

Exit mobile version