Site icon Tetova Expres

VMRO-DPMNE: Kushdo që shkel rregullat, pa marrë parasysh pozitën që mban, do të mbajë përgjegjësi

Nga VMRO-DPMNE sot thonë se tani nuk funksionarë të paprekshëm dhe se ka mbaruar koha e “siç ka qenë deri tani”.

“Respektimi i ligjeve dhe procedurave nuk është përjashtim, por rregull i patjetërsueshëm që duhet të zbatohet nga të gjithë. Kushdo që vepron në kundërshtim me ligjin, do të përballet me përgjegjësi dhe drejtësi.

Nuk ka më individë të paprekshëm dhe të mbrojtur politikisht, të lidhur me ndonjë parti politike. Nuk ka më raste të fshehura në sirtarë apo raste të mbuluara. Tani përgjegjësia ka emër dhe mbiemër, dhe shkelja e ligjit, procedurave dhe parimeve ndëshkohet.
Një shembull konkret është ish-shefi i policisë në Demir Hisar, i cili u shkarkua menjëherë për shkak të sjelljes së papërshtatshme ndaj një personi gjatë kryerjes së detyrës së tij.

Ky rast është dëshmi e qartë se nuk jemi të gjithë njësoj, se qasja jonë është e ndershme dhe pa kompromis, dhe se koha e “siç ka qenë” ka përfunduar.

Duhet të kujtojmë se një qasje e tillë ndaj përgjegjësisë dhe ndëshkimit të shkeljeve nuk ekzistonte gjatë kohës së Zaevit, Spasovskit dhe Ahmetit.

Në atë periudhë, vetëm kundërshtarët politikë procedoheshin dhe arrestoheshin, ndërsa kriminelët, huliganët dhe “sherifët lokalë” nga radhët e tyre gëzonin mbrojtje të plotë.

Advertisement

Shërbimet e Zaevit dhe Spasovskit shfaqnin forcë vetëm ndaj politikanëve nga tabori i kundërt me LSDM dhe BDI – duke i arrestuar herët në mëngjes para syve të fëmijëve të tyre, duke hyrë në shtëpi pa urdhër gjykate dhe duke ushtruar terror politik ndaj familjeve të të ndaluarve”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Exit mobile version