Me dy ndeshjet që zhvillohen në Gostivar dhe Kavadar hapet sipari i javës së dytë të sezonit të ri në Ligën e parë të futbollit Katër takimet tjera zhvillohen të shtunën të dielën dhe të hënën. Të gjitha ndeshjet fillojnë në ora 17:00.
Me ndeshje t Arsimi Struga trim Lum dhe Tikveshi – Vardari nes;r hapet sipari i javës së dytë të sezonit të ri në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut . Ndeshja në Gostivar për skuadrën e Arsimit është historike meqë përherë të parë do të prezantohet para publikut vendas. Arsimi në xhiron e parë barazoi kundër Bashkimit në Kumanovë . Për ndeshjen e nesërme ekipi nga Çegrani krahas emocioneve është përgatitur edhe në aspektin tekniko-taktik për të dëshmuar se kualifikimi në elitë nuk është e rastit. Kapiteni Vullnet Islami për TV Koha u shprehë optimistë se do ti gëzojnë tifozët e tyre me fitore
‘’Ndeshja do të jetë pak e vështirë. Është një ndeshje historike për ekipin e Arsimit , pasi që është hera e parë që zhvillon një ndeshje si vendas në ligën e parë. Shpresojmë të një ndeshje që do të jetë në favorin tonë dhe në fund të gëzohemi me tre pikë’’ deklaroi Vullnet Islami
Kapiteni i skuadrës nga Çegrani ka edhe në porosi të veçantë për publikun vendas.
‘’Po , ftojë të gjithë publikun , sportdashësit që të vijnë ditën e premte në Gostivar të na përkrahin maksimalisht kundër një Struge e cila para disa viteve ishte edhe kampion në vendin tonë. Dhe të gjithë së bashku t’ia arrijmë qëllimit tonë të cilët ishin vetëm tre pikët ‘’ tha Vullnet Islami
Struga Trim Lum sezonin e ri e ka nisur me fitore pasi në javën e parë mundi Makedonija Gj.P 2-0. Kjo fitore vetëm dëshmon pretendimet e struganëve që në kampionatin e ri kanë pretendime të qarta për kreun e tabelës. Krejt duke u bazuar në ndryshimet e bëra në ekipi
“Sigurisht se si çdo ndeshje edhe kundër Arsimit na pret një ndeshje shumë e vështirë pasi i kemi analizuar këto ditë ekipin kundërshtarë dhe mendoj se kanë kualitet brenda ekipit. Por ne shpresojmë se do të dalim me tre pikë “ deklaroi Besmir Bojku futbollist i kF Struag trim Lum
Në ndeshjen tjetër që zhvillohet nesër, në Kavadar përballen Tikveshi dhe vardari, ndërsa të shtunën takohen Makedonija Gj.P – Shkëndija dhe Rabotniçki Bashkimi, të dielën përballen Shkupi – Sileksi dhe të hënën në takimin e fundit të xhiros së dytë takohen AP Brera – Pelisteri. Të gjitha ndeshjet e xhiros së dytë fillojnë në ora 17:00