Sonte, dy skuadrat nga Shqipëria dhe dy nga Kosova që janë ende pjesë e garave evropiane zhvillojnë ndeshjet kthyese të raundit të tretë në Europa Ligë gjegjësisht në Konferencë liga
Drita e Gjilan kërkon fitore dhe kualifikim historik në ‘play-off’ në Europa League ndaj gjigantit rumun FCSB. Pas humbjes 3-2 në Bukuresht, ku për një moment kishin epërsi 0-2, kampionët e Kosovës besojnë se përmbysja është e mundur. N; ekipin Drita sonte kthehet sulmuesi Liridon Balaj, ndërsa mungon vetëm mbrojtësi kolumbian Juan Camilo Mesa. Përballja Drita – Steaua nis në orën 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku pritet atmosferë e zjarrtë nga tifozët.
Ndërkohë, Ballkani luan në Irlandë ndaj Shamrock Rovers në ndeshjen e kthimit të raundit të tretë në Konferencë Ligë . Nënkampioni i Kosovës ka epërsinë e një goli, pas fitores 1:0 në “Fadil Vokrri” dhe synon ta menaxhojë këtë epërsi në “Tallaght Stadium” të Dublinit. Ndeshja fillon nga ora 21:00
Në“Arenën Kombëtare në Tiranë, Dinamo Sity zhvillon ndeshjen kthyese të raundit të tretë kundër skuadrës kroate Hajdukut të Splitit . Skuadra vendase mund të shpreson kualifikim në raundin e katërt vetëm nëse arrinë të përmbysë rezultatin nga ndeshja e parë ku humbën 2-1. Ndeshja e kthimit ndaj Hajdukut të Splitit do të nisë në orën 20:45 dhe pritet të zhvillohet në një atmosferë të zjarrtë.
Ndërsa po sot në fushë zbret edhe Egnatia, e cila në orën 21:00 zhvillojnë ndeshjen kthyese me skuadrën sllovene Olimpija të Lubjanës. Pas barazimit 0-0 në Slloveni, gjithçka është e hapur dhe një fitore minimale do të mjaftonte që Egnatia të kualifikohet në raundin e katërt