Site icon Tetova Expres

Zëvendëskryeministri Arben Fetai pret në takim zëvendësdrejtorin e ri të Byrosë për Zhvillimin e Arsimit, Shenasi Toci

Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka zhvilluar sot një takim me Shenasi Tocin, i cili së fundmi është emëruar zëvendësdrejtor i Byrosë për Zhvillimin e Arsimit.

Gjatë takimit, Fetai ka theksuar angazhimin e plotë të Qeverisë për të arritur ekselencën në sektorin e arsimit, duke investuar vazhdimisht në modernizimin e infrastrukturës shkollore, përditësimin e kurrikulave dhe digjitalizimin e procesit mësimor. Ai ka nënvizuar se një nga prioritetet kryesore mbetet mbështetja për mësuesit, të cilët i konsideroi “zemra e sistemit arsimor”.

Sipas tij, përmes programeve të trajnimit profesional, rritjes së pagave, incentivave dhe mundësive për zhvillimin e aftësive digjitale, synohet krijimi i kushteve që mësuesit të ndihen të vlerësuar dhe të motivuar për të frymëzuar brezat e ardhshëm.

Fetai e përshkroi Shenasi Tocin si një figurë të dëshmuar në fushën e arsimit, me një histori të pasur angazhimi dhe përkushtimi ndaj përmirësimit të cilësisë së mësimdhënies dhe zhvillimit institucional, duke theksuar se kontributi i tij do të jetë vendimtar për realizimin e vizionit të një arsimi modern, gjithëpërfshirës dhe inovativ.

Exit mobile version