Nesër me fillim në ora 17:00 në arenën ‘’Todor Proeski’’ dhe në stadiumin e Gjorçe Petrovit do të zhvillohen dy ndeshje të javës së dytë të kampionatit vendor në futboll, takohen Rabotniçki –Bashkimi dhe Makedonija Gj.P – Shkëndija
Jave e dytë e kampionatit në Ligëm e parë sezoni 2025/2026 vazhdon nesër me dy ndeshje mjaftë interesante, Makedonija Gj.P e cila pas një sezoni në Ligën e dytë serish është kthyer në elitë dhe pas disfatës në javën e parë në Strugë , nesër përballet me kampionin në fuqi ekipin e Shkëndijës e cila është duke garuar në dy fronte në garat europiane dhe në kampionatin vendor. Kuqezinjtë pas kthimit nga Azerbajxhani në seancat e fundit stërvitore kanë punuar në eliminimin e disa mangësive dhe shpresojnë se maksimalisht të gatshëm do të dalin në fushë përball ekipit Makedonija Gj.P. Por ekipi që drejtohet nga Jeton Beqiri kësaj radhe janë të vendosur se nga kjo ndeshje do të kthehen si fitues dhe të vazhdojnë rrugëtimin për të mbrojtur titullin e fituar në kampionatin e kaluar këtë e pohoi edhe kapiteni Besart Ibraimi
‘’ Ta them të drejtën çdo skuadër tjetër tash na shikon me sy tjetër. E japin 100 përqindëshin apo 200 përqind. Mendoj se tani do të japin shumë më shumë . Por e rëndësishme është që ne të jemi në nivel dhe s’besoj që do kemi problem ‘’ deklaroi kapiteni Besart Ibraimi
Kapiteni kuqezi Besart Ibraimi tha se ndjenë dhimbje për disfatën e thellë ndaj Karabahut por falënderon tifozët për përkrahjen e madhe në vazhdimësi.
‘’Të them të drejtën na dhembë kjo ndeshje se humbëm me rezultat të thellë. Por e rëndësishme për ne është që bëmë histori. Falënderoj tifozët që na kanë përkrahë edhe shpresoj të na përkrahin në vazhdimësi’’ deklaroi Besart Ibraimi
Në ndeshjen tjetër të javës së dytë që zhvillohet nesër është takimi në arenën ‘’Todor Proeski’’ në Shkup ku do të përballen Rabotniçki dhe Bashkimi i Kumanovës . Të dyja këto skuadra në javën e parë të kampionatit luajtën me barazime, Rabotniçki barazoi me Tikveshin në Kavadar, ndërsa Bashkimi me Arsimin në Kumanovë. Si do që të jetë dy ekipet nesër do të mundohen të arrijnë rezultate që ju konvenon. Takimet e së premtes fillojnë në ora 17:00.