Në dy ndeshjet hapëse të xhiros së dytë të sezonit të në Ligën e parë të futbollit vendor Struga Trim Lum dhe Vardari në cilësinë e mysafirit regjistruan fitore në përballjet me Arsimin e Çegranit gjegjësisht Tikveshin në Kavadar me rezultat identik 1-2
Ndeshja mes Arsimit dhe Struga Trim Lum që u zhvillua në pas ditën e së premtes në stadiumin e qytetit në Gostivar për vendasit ishte historike pasi për here pare si anëtare e elitës së futbollit vendor luajtën para publikut tѱ vet të cilët ishin mbi 1000 veta në tribunat e stadiumit. Ndeshja pas 90 minutave ku u luajt në ndeshje tipike kampionale përfundoi me fitoren e skuadrës mysafire 1-2. Të parët në epërsi kaluan vendasit në pjesën e pare me një gol të bukur të futbollistit në minutën e 42-të. Në pjesën e dytë fillimisht loja ishte e barabartë por pas dy gabimeve të mbrojtjes vendase struganët me golat e Radeskit dhe Kampaores përmbysën rezultatin dhe fituan 2-1 . Pas ndeshjes trajneri i Arsimit Vildan Saliju disfatën e ekipit të tij e arsyetoi me mungesën e përvojës
““Mendoj se e paguam faturën e përvojës, sigurisht zhvilluam një pjesë të parë shumë të mirë, shumë agresive, ku përveç golit kishim edhe tre-katër raste shumë të mira për shënim. Pastaj pjesën e dytë sikur ekipi u tërhoq pak pas, ndoshta e respektuam më shumë kundërshtarin se sa duheshe, mendoj se nuk ka vend për dëshpërim, jemi ekip e re, pas kësaj humbje besoj do të dalim më të fortë, do mësojmë prej këtyre gabimeve që ndeshjeve të radhës mos na përsëriten, sigurisht Struga është një ekip me përvojë, një ekip e cila është ndërtuar për të qenë kampion i shtetit, dhe është vështirë me e përballuar. Jam i kënaqur me angazhimin e gjithë lojtarëve, sigurisht ne duhet edhe ta analizojmë ndeshjen pastaj të shohim se ku çalojmë, tash jemi edhe në afekt dhe mund të japim edhe ndonjë vlerësim gabim. Megjithatë humbja do të na bëj më të fortë, dhe unë jam i sigurt se do të kthehemi më të fuqishëm. “ deklaroi Vildan Saliju
Nga ana tjetër trajneri i Struga Trim Lum, Bledi Shkëmbi tha se fitorja e ekipit të tij erdhi si pasoj e cilësisë dhe përvojës së lojtarëve të tij dhe se Struga edhe në ndeshjet e radhës do të vazhdon këtë; rrugëtim të fitoreve në sezonin e ri
“”Për fat të mirë arritëm të kthejmë rezultatin, nuk është se jam i kënaqur shumë me skuadrën, pjesën e parë vuajtëm shumë, nuk luajtëm nëatë mënyrën që duhet të luajmë, por për pjesën e dytë mendoj që djemtë meritojnë komplimentet për kthimin e rezultatit.
Duhet të punojmë shumë, jemi mbrapa me disa lojtar që nuk janë në gjendjen fizike më të mirë, jemi një skuadër e ribërë, na duhet kohë, duhet të punojmë, shpresoj të vazhdoj kështu.” Deklaroi Bledi Shkëmbi
Me rezultat identik si në Gostivar ka përfunduar edhe ndeshja në Kavadar mes Tikveshit dhe Vardarit. Autor të golave ishin Ivanovski për Tikveshin , ndërsa Matiq dhe Mato për Vardarin . Xhiroja e dytë vazhdon të shtunën me dy ndeshje tjera si Makedonija Gjorçe Petrov që pret Shkëndijën e Tetovës, ndërsa Rabotniçki është nikoqire e Bashkimit. Të dielën është paraparë të zhvillohet vetëm një ndeshje, me Shkupin që po përballet me probleme të vazhdueshme dhe ende nuk dihet se a do ta zhvillohet ky takim dhe ku .Jva e dytë e sezonit të ri mbyllet të hënën me ndeshjen AP Brera – Pelisteri.