Kampionati i ri 2025/2026 në futbollin e femrave starton nesër me ndeshjet e xhiros së parë. Në kampionatin e ri që do të zhvillohet me sistemin tre rrethor garojnë 10 ekipe.
Me ndeshjet e javës së parë që në program janë nesër në orët e pas ditës . Në kampionatin e ri 2025/2026 do të garojnë 10 ekipe dhe do të luhet me sistemin tre rrethor. Kampioni në fuqi klubi i futbollit të femrave Luboteni i Tetovës edhe në këtë kampionat konsiderohet favorite krejt duke u bazuar në përforcimet që ka sjell në këtë afat kalimtar. Skuadra e vetme shqiptare klubi i futbollit të femrave AS Junajted nga Struga kësaj radhe krahas përgatitjeve cilësore në radhët e veta ka sjell edhe 3 futbolliste nga Brazili dhe një nga Argjentina me shpresë se do ti bën ballë skuadrës së Luboteni. Trajner Astrit Merko shpreson se ekipi i tij me kushtet që disponon mund të jetë konkurrente për titullin kampion. Këtë pritet ta dëshmojnë edhe në ndeshjen parë nesër kundër ekipit Atletiko në Manastir.
Në xhiron e parë të kampionatit të ri takohen: Tiveria Brera – Top Gol, Koçani – Skopje, Kamenica – Reçica , QS Istatov 2015 – Luboteni dhe KFF Atletiko – AS Juanjted