Site icon Tetova Expres

Një alarm i rremë për bombë në aeroportin e Shkupit ka bërë një të gjitha aktivitetet dhe fluturimet të pezullohen për rreth 4 orë

Një alarm për bombë është pranuar rreth orës 2:30 pas mesnate në numrin emergjent 112, duke raportuar për një mjet shpërthyes të vendosur në një avion që pritej të nisej nga Aeroporti i Shkupit drejt Turqisë.
Sipas informatave, pas marrjes së alarmit, trafiku ajror në aeroportin e Shkupit është ndërpre përkohësisht ndërsa njoftimi se një mjet shpërthyes është vendosur në një avion është përcjellë në Ministria e Punëve të Brendshme, me çka njësiti antiterrorist ka ndërhyrë menjëherë duke kryer kontrollet e nevojshme.
Pas kontrolleve të kryera, nga njësiti antiterroristë është konstatuar se behet fjalë për raportim të rreme për bombë.

“Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë ndërmarrë aktivitetet përkatëse dhe janë kryer kontrollet e nevojshme nga njësia antiterroriste pranë MPB-së dhe është konstatuar se raportimi është i rremë, pra nuk ka pasur ndonjë mjet shpërthyes”, thonë nga MPB.

Informacionin se bëhej fjalë për një alarm të rremë për bombë të rreme e kanë konfirmuar edhe nga TAV Maqedoni. Në njoftimin e tyre ndër tjerat thuhet se pas pranimit të njoftimit për bombë, të gjitha shërbimet e aeroportit, si dhe të gjitha shërbimet dhe institucionet përkatëse pranë MPB-së u informuan menjëherë dhe u aktivizuan të gjitha planet dhe procedurat për veprim në raste të tilla.

“Sipas procedurave të veprimit, shërbimet e aeroportit, si dhe të gjitha shërbimet dhe institucionet përkatëse pranë MPB-së u informuan menjëherë dhe u aktivizuan të gjitha planet dhe procedurat për veprim në raste të tilla. Njësitë e MPB-së në koordinim me Departamentin për siguri të TAV Maqedoni menjëherë ndërmorën të gjitha masat dhe kontrollet e nevojshme dhe konstatuan se kërcënimi ishte i rremë”, thonë nga – TAV Maqedoni.
Sipas TAV Maqedoni, pas konstatimit nga ana e njësitit antiterroriste se bëhet fjalë për alarm të rremë për bombë, gjithçka është normalizuar ndërsa nga ora 6:00 e mëngjesit, trafiku ajror ka vazhduar sipas orarit të rregullt./Alsat.mk

Exit mobile version