Site icon Tetova Expres

LIGA E PARË: EKIPET MYSAFIRE NË ELEMENT 4 NDESHJE 4 FITORE

Java e  dytë e kampionatit në elitën e  futbollit vendor  u  karakterizua  me  katër  fitore të skuadrave  mysafire  me  12  gola  të shënuar dhe një ndeshje e cila  nuk u  zhvillua .  Shkëndija. Vardari  dhe  Struga Trim  me  pikë maksimale në  dy xhirot e para.

Shkëndija mban hapin e sigurt në kampionat dhe fiton edhe duelin e xhiros së dytë. Ademi, Krasniqi nga penaltia dhe Tamba  shënuan golat për tre pikët e reja, derisa Glishiq realizoi golin e nderit për vendasit. 

Vendasit nga minuta e 17-të mbeten me 10 lojtar në fushë pasi referi i kësaj ndeshje ndëshkoi me kartonë të kuq futbollistin vendas Kabarakas i cili me një ndërhyrje të ashpër lëndoi Fiton Ademi. Trajneri Jeton Beqiri  I kënaqur  me  fitoren  kundër Makedonmija Gj.P tha  se  u  arrit q࡙llimi

 U arritë qëllimi. Objektivi ishte që të marrim tre pikët. Normal që ekipi gjatë kësaj periudhe është në rotacion e sipër, ku nga lodhja e Europës, secili futbollist meriton të ketë minuta. Jam i kënaqur me rezultatin dhe me fitoren, jam i kënaqur edhe me paraqitjen në tërësi edhe pse përballemi me kushte shumë të rënda. Por, i mërzitur shumë me pranimin e golit në minutat e fundit. Si asnjëherë më parë, ju kam bërtitur futbollistëve, pasi nuk duhet të lejojmë që në këto situata të pranojmë gol,” deklaroi trajneri  Jeton Beqiri.

 Por  trajneri   kuqezi  Jetonin Beqiri  në ë ndeshje  të  fituara e  ka zemruar  goli i pranuar  në minutën e  fundit të ndeshjes

Advertisement

  “Patjetër, ato janë goditje që kundërshtari i ka një ose dy dhe ato i pranojmë gol. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm, normalisht bie edhe përqendrimi te disa futbollistë të ri dhe te disa futbollist që ndoshta edhe lodhja i ka kapluar. Por, ne duhet të jemi shumë serioz, unë gjithmonë dua sakrificë. Futbollist të cilët duan të mbrojnë fanellën e Shkëndijës, duhet të jenë shumë serioz dhe duhet të sakrifikojnë deri në fund për shkak se Shkëndija nuk është klub i rëndomtë, është shumë i rëndësishëm, më shumë se një klub dhe unë nuk mbaj mend kur jam acaruar kështu pas ndeshjes dhe ju kam bërtitur futbollistëve, për shkak se këto duhet të jenë disa vërejtje neve duhet të na hapin shumë sytë.” th  trajneri Beqiri

Fitore në transfertë sot regjistroi edhe Bashkimi i Kumanovës që mundi ekipin e Rabotniçkit në arenën “Todor Proeski” në Shkup 2-0. Autor të golave për ekipin e Bashkimit ishin Memeti dhe autogolin e Robagidze. Bashkimi në dy ndeshjet e para të sezonit të ri ka një fitore dhe një barazim, ndërsa ekipi i Rabotniçkit ka 1 barazim dhe një humbje.. Dje  në  program  ishte  ndeshja  Shkupi – Sileksi  por  e njëjta  nuk u zhvillua  shkaku  se  vendasit  nuk kishin  siguruar  terren  se ku  do të zhvillohej ndeshja

SHABAN SINANI – TV KOHA
Exit mobile version