Site icon Tetova Expres

Angelov: Zjarri në “Jasen” po intensifikohet, ndërhyrja e vështirësuar nga terreni

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), Stojançe Angelov, në një deklaratë të mëngjesit informoi se ende është aktiv një krah i zjarrit në zonën e gjuetisë “Jasen”.

“Për fat të keq, zjarri në zonën e gjuetisë Jasen ende nuk është shuar. Një krah vazhdon të jetë aktiv. Shiu që ra ishte me sasi shumë të vogël dhe nuk e shoi zjarrin. Këtu po veprojmë me dy avionë ‘air tractor’ të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, sepse mund të shoh një pikë të nxehtë lart, mbi kreshtën, dhe nga ana tjetër dy pika të tjera me tym,” deklaroi Angelov.

Ai sqaroi se bëhet fjalë për një terren jashtëzakonisht të pjerrët dhe me pyje me pisha, ku është jashtëzakonisht e rrezikshme të dërgohen njerëz.

“Fokusi ynë do të jetë që me dy ‘air tractor’-ët dhe me helikopterin policor të veprojmë në atë pikë. Do të bëjmë gjithçka që mundemi gjatë ditës së sotme që ta vëmë plotësisht nën kontroll edhe këtë krah të mbetur të zjarrit, por tashmë po shoh që djegia po intensifikohet, që do të thotë se në orët e pasdites do të kemi zjarr më të fuqishëm,” shtoi Angelov.

Exit mobile version