Site icon Tetova Expres

KOMPLETOHET JAVA E DYTË NË LIGËN E PARË TË FUTBOLLIT

Me ndeshjen  AP Brera – Pelisteri  që u zhvillua mbrëmë kompletohet  java e dytë e kampionatit në ligën e parë. Ekipet mysafire me  pikë  maksimale  në të gjitha ndeshjet

Me ndeshjes  e djeshme  mes AP Brera – Pelisteri  që përfundoi  me rezultatin 1-2  për mysafirët u kompletua java e  dytë e sezonit të ri  në Ligën e pare të  futbollit vendor. Kjo  javë  u karakterizua  me atë  që  në pesë  ndeshjet e zhvilluara    fitues  dolën  ekipet  mysafire , ndërsa edhe  ndeshja  mes  Shkupi – Sileksi  që  nuk u luajë  zyrtarisht është regjistruar  0-3  për ekipin nga  Kratova që do të thotë se  java e  dytë  doli  0-6  në favor të ekipeve  mysafire  ku  u regjistruan 15  gola

Në ndeshjen e  fundit  të javës së dytë që u zhvillua në Strumicë ekipi i Pelisteri pas  plot 7 sezoneve shënoi fitoren e pare  në cilësinë e mysafirit. Autor  të  golave në këtë ndeshje  ishin Antovski për  AP Brera, ndërsa Ivanovski nga penaltia dhe Boshkovski për ekipin e Pelisterit.

Sa i përket  golashënuesve   në dy ndeshjet e para  nga  2 gola kanë regjistruar Kompaore i Struga Trim Lum,  Besart Ibraimi i Shkëndijës , Dimitar  Danev e Mato Rogers Kassim të Vardarit  dhe Fereira Miguel Angel i Sileksit,

Pas  dy xhirove të zhvilluara në kampionatin e ri  2025/2026 , tabelën e kryesojnë Shkëndija, Vardari  dhe  Struga Trim Lum me  nga  6  pikë,  para Bashkimit  që ka  4 pikë, ndërsa ekipi i Makedonij a Gj.P, AP Brera dhe  Shkupi  nuk kanë të fituar  asnjë pikë

Advertisement

Rezultatet komplet të  javës së dytë

Arsimi  – Struga Trim Lum    1-2

Tikveshi – Vardari  1-2

Rabotniçki – Bashkimi    0-2

Makedonija Gj.P – Shkëndija  1-3

Advertisement

AP Brera – Pelisteri   1-2

 Shkup – Sileksi  0-3  zyrtarisht

Exit mobile version