Ministri i Drejtësisë në RMV, Igor Filkov thotë se ndoshta ka ardhur koha për të rishikuar shumicën e Badenterit dhe se Maqedonia duhet të ecë përpara.
Në një intervistë për të përjavshmen “Focus”, ai flet për miratimin e Kodit Zgjedhor në Parlament, dhe intervista është zhvilluar para votimit të së shtunës në Kuvendin e Maqedonisë, i cili nuk votoi për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
“Shpresoj që deri në kohën kur të publikohet kjo intervistë, Kuvendi do ta ketë përfunduar tashmë punën e tij të brendshme dhe nuk do të lejojë që të krijohet një boshllëk ligjor. Por nëse kjo nuk ndodh, atëherë po abuzohet përdorimi i shumicës Badenterit. Nëse po, atëherë ndoshta është koha të mendohet për nevojën e rishikimit të saj. Maqedonia duhet të ecë përpara”, u përgjigj Filkov.