Më 20.08.2025 në orën 12:40 në SPB Tetovë, një banore 83-vjeçare nga Tetova ka denoncuar se është mashtruar nga një person për shumën prej 2.000 euro. Sipas denoncimit, personi i është lajmëruar në telefon dhe e ka lajmëruar se vajza e saj kishte shkaktuar aksident trafiku në Shkup në të cilin kishte ndërruar jetë një i mitur dhe nëse nuk do që ajo të shkojë në burg duhet të sjellë para në Shkup. Siç është denoncuar, ajo i ka çuar paratë në vendin e caktuar, ndërsa më vonë pasi është dëgjuar me dhëndrin e saj ka kuptuar se është mashtruar. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Një 83-vjeçare nga Tetova ka denoncuar se është mashtruar nga një person për shumën prej 2.000 euro
