38-vjeçari Gazment Gropa, humbi jetën pas një aksidenti tragjik me motor më 19 gusht në aksin rrugor Fier–Patos.
I plagosur rëndë në vendngjarje, ai u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve duke humbur jetën një ditë pas aksidentit. 38-vjeçari ishte një i ri i apasionuar pas motorëve dhe shpejtësisë, pasione të cilat i sollën dhe këtë fund të trishtë.
Ndërkohë, një detaj i postuar para 4 vitesh nga vetë i ndjeri ka prekur tej mase.
Në shkurt të vitit 2021, Gazmenti kishte ndarë në profilin e tij në rrjetet sociale një foto, një imazh ku një motoçiklist, i gjunjëzuar përballë motorit, i “fliste” atij.
Në atë imazh lexohet: “I love you, but look into my eyes and promise me, you will never kill me), (Të dua, por më shiko në sy dhe më premto se nuk do të më vrasësh kurrë.)“