Site icon Tetova Expres

Shtetasi serb kapet gjatë tentativës për të kontrabanduar orë Rolex dhe Omega në Maqedoni

Një shtetas serb është kapur gjatë tentativës për të kontrabanduar orë dy orë Rolex dhe një orë Omega në Maqedoni, përcjell TV21. Nga Drejtoria e Doganave thonë se orët janë zbuluar në veturën e personit në fjalë, i cili po përpiqej të hynte në Maqedoni përmes pikës kufitare “Tabanoc”. Bëhet fjalë për modelet Rolex Submariner, Rolex Sky-Dweller dhe Omega Speedmaster, vlera e të cilave sipas Doganës është 38,000 euro.

“Kundër personit është ngritur kallëzim penal për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale – kontrabandë. Shoferi, me qëllim që të shmangë kontrollin doganor, vendosi orët në një kuti të vogël lëkure, të cilën e futi në çantën e tij të zezë së bashku me sende të tjera për përdorim personal. Produktet e sekuestruara janë dorëzuar pranë Prokurorisë Themelore Publike në Kumanovë”, thonë nga Drejtoria e Doganave.

Exit mobile version