Site icon Tetova Expres

VLEN ka nderin të shpallë fillimin e masës së jashtëzakonshme “Shporta Shkollore”, një hap i madh për të gjitha familjet

Sot, me zemër dhe përkushtim të pakufizuar, VLEN ka nderin të shpallë fillimin e masës së jashtëzakonshme “Shporta Shkollore”, një hap i madh për të gjitha familjet shqiptare dhe çdo fëmijë që ëndërron të nisë vitin shkollor me buzëqeshje. Sepse çdo fëmijë meriton t’i hapë dyert e shkollës me lumturi, jo me shqetësime për çantat, fletoret dhe ngjyrat e tij të preferuara.

Kjo masë që do të zgjatë deri më 15 shtator, të gjithë qytetarët do të kenë mundësinë të blejnë fletore, çanta shpine, lapsa, ngjyra druri, kalkulatorë, dhe çdo pajisje tjetër të nevojshme me zbritje deri në 15%, duke siguruar që çdo fëmijë të fillojë vitin shkollor i pajisur dhe i motivuar. Çdo produkt i përfshirë në këtë masë do të shënohet qartë me sloganin “Më pak shpenzime, më shumë për ty”, duke sjellë kursime reale dhe lehtësim për çdo familje.

Këtë vit, presim që kursimet të arrijnë deri në 2,000 denarë për nxënës, një ndihmë konkrete për buxhetin familjar dhe mundësi për të përmbushur çdo ëndërr të vogël të fëmijëve. Vitin e kaluar, masa solli lehtësim të madh për mijëra familje, ndërsa sivjet po shkojmë edhe më tej!

VLEN beson se çdo fëmijë meriton mundësinë e barabartë për të mësuar dhe për të ëndërruar, ndërsa prindërit të ndjejnë qetësi dhe besim.

VLEN nuk dhuron vetëm zbritje,VLEN dhuron shpresë, mundësi dhe një të ardhme ku çdo fëmijë mund të arrijë ëndrrat e tij. Ky është angazhimi ynë për një shkollim të denjë, për çdo buzëqeshje të vogël dhe për çdo zemër që rritet me besim dhe lumturi. Së bashku, po ndërtojmë një të ardhme ku çdo fëmijë do të ndihet i barabartë, i fuqishëm dhe i motivuar të shkëlqejë!

Advertisement

Qoftë vit I mbarë plot sukses për çdo nxënës!

Exit mobile version