Ka dështuar përsëri seanca konstituive e Kuvendit të Kuvendit. Këtë radhë, Vetëvendosja ka propozuar Hekuran Muratin, por i njëjti nuk ka arritur që t’i marrë 61 votat e nevojshme për të udhëhequr me legjislativin.
Pro kandidaturës së Muratit votuan 57 deputetë, kundër 52 dhe 6 abstenuan.
Deputetët e VV-së dhe disa të komuniteteve jo shumicë votuan pro Muratit. Ata të LDK-së, PDK-së, Listës Serbe dhe disa të komuniteteve jo shumicë votuan kundër. Ndërsa. ligjvënësit e AAK-së e Nismës abstenuan.