Java e tretë e kampionatit më ligën e parë të futbollit vendor do të zhvillohet gjatë katër ditëve duke filluar nga dita e sotme dhe përfundon me dy përballje të hënën. Të gjitha ndeshjet nisin në ora 17:00
Këtë fundjavë ka vazhduar kampionati i ri i futbollit në Ligëm e parë me ndeshjet e javës së tretë me dy ndeshjet e sotme si Struga Trim Lum – Rabotniçki dhe Vardari AP Brera. Nesër në Kratovë zhvillohet ndeshja mes ekipit Sileks dhe Makedonija Gj.P. Ndërsa një ndeshje mjaftë interesante dhe mjaftë tërheqëse do të zhvillohen të dielën në stadiumin e qytetit në Tetovë ku do të përballen Shkëndija dhe Arsimi i Çegranit. Ky është dueli i parë i këtyre dy skuadrave si anëtare të Ligës së Parë. Java e tretë e sezonit 2025/2026 mbyllet të hënën me ndeshjet Pelisteri – Shkup që luhet në stadiumin e Kavadarit si dhe ndeshja në Kumanovë ku Bashkim i është nikoqire e Tikveshit. Të gjitha ndeshjet e ditës së shtunë , të diel dhe të hënë fillojnë në ora 17:00
SHABAN SINANI – TV KOHA