Site icon Tetova Expres

QMK: Tetë zjarre aktive në vend

Në 24 orët e fundit, deri në orën shtatë të mëngjesit, në territorin e vendit janë regjistruar gjithsej 27 zjarre në hapësirë të hapur. Prej tyre tetë janë aktive, informojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

Aktive janë zjarret në territorin e komunës së Makedonski Brodit, Prilep, Dollnen, Rosoman, Kërçovë, Studeniçan, Veles dhe komuna e Sopishtës.

Zjarret e shuara kanë qenë në territorin e komunave Mavrovë – Rostushë, Bogovinë, Strugë, Kërçovë, Likovë, Nagoriçan i Vjetër, Dollnen, Kratovë, Studeniçan, Gazi Babë, Ilinden, Vasilevë, Gjevgjeli, Strugë, dy në rajonin e Gjorçe Petrovit dhe tre në rajonin e Kumanovës.

Exit mobile version