Shkëndija mbrëmë në kuadër të ndeshjes së parë ta fazës së play off-it për kualifikim në fazën e grupe të Europa Ligës, mundi kampionin e Bullgarisë Ludogorets 2-1 Ndeshja kthyese mes Ludogorets dhe Shkëndijës, që do të luhet në Bullgari, është caktuar për të enjten e ardhshme.
Kampionia e Maqedonisë së Veriut klubi i futbollit Shkëndija, në kuadër të play-off-it për Ligën e Evropës shënoi fitore të madhe në Shkup, kundër kampionit bullgar Ludogorets me rezultat 2:1.Kuqezinjtë me një rezultat pozitiv do të udhëtojnë javën e ardhshme në ndeshjen e kthimit në Razgrad, ku ekipi tetovar mund të sigurojë pjesëmarrjen në fazën e grupeve të kompeticionit të dytë më të madh të UEFA-s, që sjell më shumë duele evropiane dhe përfitim financiar më të madh. Autorët të golave të fitores kundër Ludogorets ishin Liridon Latifi dhe Besart Ibraimi Ibrahimi,ndërsa golin e vetëm për mysafirët e realizoi Duarte.
Trajneri Jeton Beqiri pas ndeshjes para gazetarëve u shprehë i kënaqur me fitoren dhe lojën e ekipit të tij edhe pse u vërejtën disa gabime sidomos në repartin e mbrojtjes
“Ishte një ndeshje e bukur dhe një fitore e bukur e Shkëndijës, për shkak se u arrit me një lojë pozitive. Gjithmonë gabimet në futboll ekzistojnë, bëmë disa lëshime në mbrojtje, por duke pasur parasysh se kundër cilit kundërshtarë luajmë edhe gabime dhe pakujdesitë më të vogla, ato kanë mundësi ta dënojnë. Unë mendoj që ekipi kundërshtar është akoma favorit për këtë dy luftim, por ne do të mundohemi edhe në ndeshjen e kthimit ta japim maksimumin, do të mundohemi që ti kryejmë detyrat, ta respektojmë fanellën, të tregojmë ndeshje të bukur dhe pse jo mos të kualifikohemi”, deklaroi trajneri Jeton Beqiri.
Nga ana tjetër trajner i Ludogorets, Rui Mota, pas ndeshjes dhe humbjes nga Shkëndija, tha se skuadra e tij bëri shumë gabime, veçanërisht pas epërsisë kur duhej të luanin shumë më lehtë dhe më agresivisht.
“Ne filluam mirë, luajtëm siç u dakorduam në fillim të ndeshjes, shfrytëzuam hapësirën dhe pastaj kur morëm epërsinë, u ndalëm. Filluam ta humbasim topin shumë lehtë dhe kundërshtarët tanë morën atë që donin nga ne në këtë ndeshje. Sikur falë krahëve të shpejtë dhe kundërsulmeve të tyre, pranuam dy gola. Në fushën ku luajtëm, nuk duhej të kishim bërë kaq shumë gabime“, tha Mota.
Kampioni i Kosovës Drita e Gjilanit në stadiumin ‘’Fadil Vokrri{{ në Prishtinë mundi skuadrën e Differdange 03 nga Luksemburgut 2-1, ndërsa Dinamo City i Tiranës nga Bialistoku i Polonisë kthehet me disfatë 3-0. Ndeshjet kthyese zhvillohen më 28 gusht
SHABAN SINANI – TV KOHA