Site icon Tetova Expres

Klubi malor SKARDUS nga Dobroshti pjesmarrëse në Ekspedita Trigllav 2025

Nga 24 deri më 26 Gusht 2025 po zhvillohet “Ekspedita Trigllav 2025”, ku një grup prej 14 bjeshkatarësh shqiptarë po marrin pjesë në ngjitjen e majës më të lartë të Sllovenisë, Trigllav (2864 m).

Në këtë ekspeditë është edhe kryetari i Klubit Malor Skardus – Dobrosht, Avdilaqim Iseni – Qumka, i cili po përfaqëson klubin tonë me krenari dhe përkushtim, njoftojnë nga klubi Skardus.

Ky është një hap i madh për klubin tonë, pasi pjesëmarrja në aktivitete ndërkombëtare jo vetëm që e ngre Skardusin në një nivel më të lartë, por gjithashtu e vendos Dobroshtin në qendër të hartës alpinistike të rajonit.

Maja Trigllav është simbol i Sllovenisë dhe një sfidë e veçantë për çdo alpinist. Pjesëmarrja e kryetarit tonë në këtë ekspeditë është dëshmi e pasionit, vendosmërisë dhe përkushtimit të tij për ecjen malore dhe për zhvillimin e kulturës sportive në mesin e të rinjve tanë.
Në emër të të gjithë anëtarëve të Klubit Malor Skardus – Dobrosht, i urojmë kryetarit tonë dhe gjithë ekipit një rrugëtim të sigurt dhe një ngjitje të suksesshme deri në majën e Trigllavit, thuhet në postimin e klubit malor SKARDUS.

Exit mobile version