Site icon Tetova Expres

Doganat: Zbulohen mashtrime doganore me invertorë diellorë në vlerë prej 1.5 milion denarë

Inspektorët doganorë të Sektorit për Kontroll dhe Hetuesi, gjatë kontrollit të importit të pajisjeve diellore, zbuluan mashtrim doganor në vlerë prej 1.5 milion denarësh, njoftuan nga Doganat.

Agjentët-shpeditorë të licencuar, gjatë procedurës doganore, megjithëse morën fatura ku thuhej qartë se po importoheshin invertorë për sisteme diellore, i deklaruan ato si gjeneratorë me një normë doganore më të ulët. Kështu, në vend të 15%, taksa doganore u realizua me 10%.

“Parregullsitë u zbuluan pas kontrolleve pasuese dhe verifikimeve të dokumentacionit kontabël dhe komercial, gjatë të cilave u siguruan prova për kryerjen e një vepre penale mashtrim doganor, i dënueshëm sipas Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e Doganave.

Nga atje shtojnë se vetëm në korrik, pas kontrolleve të origjinës dhe vlerës së mallrave të importuara, Drejtoria e Doganave mblodhi tre milion denarë në bazë të taksave të shmangura.

Exit mobile version