Në grand slam-in e tenisit ‘’US Open 2025’’ që mbahet në Nju Jork garuesit favorit avancojnë duke u kualifikuar në raundin e dytë
Ka vijuar sot në Nju Jork Grand Slami i US Open me ndeshjet e radhës së raundit të parë . Tenisti spanjoll Carlos Alvaraz aktualisht numri 2 në botë, mundi tenistin amerikan Reilly Opelka me rezultatin 3-0 në sete 6-4, 7-5 dhe 6-4 duke vazhduar garat në raundin e dytë ku do të përballet me tenistin danez Holger Rune. Në raundin e dytë janë kualifikuar edhe tenisti norvegjez Caspeer Ruud, rusi Karen Khachanov, amerikani Francis Tiafoe dhe dy britanikët Jack Draper dhe Cameron Norrie .
Te kategoria e femrave me eliminim kanë surprizuar tenistet amerikanet Madison Keys dhe legjenda e tenist Venus Wiliams . Gjithashtu janë eliminuar edhe disa emra të njohura si Elina Svitolina e Ukrainës dhe Petra Kvitova e Çekisë .
Garat në grand slam-in e tenisit ‘’US OPEN 2025’’ vazhdojnë sipas orarit të projektuar nga organizatori organizatorit