Site icon Tetova Expres

Marta Kos: Është e rëndësishme të përmbushen detyrimet e mbetura

Komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos, pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, tha se është e rëndësishme të përmbushen detyrimet e mbetura dhe që vendi të ecë përpara në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Në postimin e saj në rrjetin social X, Kos tha se ajo dhe Mucunski patën një diskutim të hapur rreth hapave të ardhshëm në rrugën evropiane të Maqedonisë, të cilin ajo thotë se e mbështet fuqimisht, si dhe rreth Planit të Rritjes.

Për më tepër, ajo përshëndeti pajtueshmërinë e plotë të Maqedonisë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë (CFSP) të Bashkimit Evropian, si dhe ndihmën që vendi i ofron Ukrainës.

Ndërsa shefi i diplomacisë së RMV-së, në një intervistë për “Politico”, theksoi se Maqedonia nuk është gati për ndryshimet kushtetuese të kërkuara nga Bullgaria, përveç nëse merr një garanci të fortë nga Bashkimi Evropian se kjo është kërkesa e fundit e Sofjes.

Exit mobile version