Inspektorët doganorë të Departamentit të Operativës kanë parandaluar një përpjekje të madhe për kontrabandën e narkotikëve në pikën kufitare Bogorodicë.
Siç njofton Drejtoria e Doganave, më 25 gusht 2025, gjatë kontrollit rutinë me qen doganor, në një furgon gjerman për pasagjerë, dy shtetas gjermanë u paraqitën për hyrje në vend. Në çantën e dorës së një pasagjereje u gjetën substanca të ndryshme narkotike:
Detajet e kontrollit:
- 3 tuba plastike të mbështjellë me letër higjienike, të mbushura me kokainë.
- Një fletë alumini me substancë me origjinë bimore, marihuanë.
- 33 kapsula të mbushura me një substancë pluhuri nga grupi i steroideve.
“Para kontrollit personal, pasagjerja tentoi të fshehë 6 tuba të tjerë me kokainë duke i hedhur në tokë. Lënda u dorëzua për ekspertizë në Departamentin e Ministrisë së Brendshme për Ekzaminime Mjekësore.
Kundër të dyshuarës u ngrit kallëzim penal për “Prodhim dhe lëshim i paautorizuar i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, sipas nenit 215 të Kodit Penal”, thuhet në njoftim./TV21