Site icon Tetova Expres

EUROPA LEAGUE: SHKËNDIJA SONTE ZHVILLON NDESHJE HISTORIKE

Shkëndija me epërsi 2:1 nga ndeshja e parë sonte hynë në duelin e kthimit të play off-it të Liga Evropës, përballë kampionëve të Bullgarisë, Ludogorets. Ndeshja Ludogorets – Shkëndija  në ora   19:30. 

Shkëndija sonte në Razgrad të Bullgarisë luan takimin e kthimit të play off-it të Europa Liga me Ludogoretsin, ndërsa në pritjet të këtij dueli mbrëmë  zhvilloi  seancën  e fundit  stërvitore me çka  mbyllën përgatitjet për ndeshjen e kthimit të play off-it të kundër  kampionit të bullgarisë Ludogorets. Para sencës stërvitorë  në press konferencën  zyrtare  para gazetarëve folën trajneri  Jeton Beqiri  dhe  futbollisti  Liridon  Latifii.

Trajneri Jeton Beqiri  edhe  nj;her; potencoi se Ludogoretsi mbetet favorit, por jo gjithmonë në fushë fiton ekipi favorit

Patjetër që ekipi i Ludogoretsit është favorit, por futbolli është i bukur, pasi jo gjithmonë në fushë fiton favoriti. Ne shohim çdo natë, ekipe që kualifikohen dhe fitojnë kundërshtarë me buxhete shumë më të mëdha dhe me futbollist shumë më cilësor. Jetojmë në një epok që distancat janë afruar, nuk ka dallime shuëm të mëdhaja ndërmjet skuadrave, pavarësisht se kemi të bëjmë me një kundërshtarë që është i organizuar jashtëzakonisht mirë, me një përvojë të madhe në Kupat Europës dhe për ne është kënaqësi të përballemi me kundërshtarë të këtij niveli” deklaroi trajneri Jeton Beqir.

Për   formacionin  që  do të zbret  fushë. Trajneri  Beqiri  tha se të  gjithë janë  gatshëm  për njëmbëdhjetëshin  e parë do të vendos  para  fillimit të ndeshjes

Advertisement

 I gjithë ekipi është i gatshëm. Kemi disa futbollist me probleme të vogla, por do të vendosim për ata futbollist para fillimit të ndeshjes. Normalisht unë besoj se çdo njëri nga futbollistët është i gatshëm që të jep maksimumin. I vetmi futbollist që nuk është me ne dhe që nuk ka të drejtë të luaj është Atdhe Mazari. Të gjithë futbollistët tjerë janë në kombinim dhe vetëm para ndeshjes do të vendosim për 11-shën e parë dhe cilët futbollist tjerë do të na ndihmojnë nga pankina. Por e rëndësishme është se si ekip të jemi shumë të motivuar, çdo futbollist është i rëndësishëm te Shkëndija, veçanërisht kemi treguar se ata që futen nga pankina, në momente të veçanta janë edhe më të rëndësishëm se ata të formacionit të parë tha Beqiri

 Futbollisti Liridon  Latifi i cili në arenën ‘’Todor Proeski’’në Shkup shënoi euro  gol  nga  goditja e lirë  dhe solli kthesën për përmbysjen e rezultatin  për ndeshjen e sotme u shpreh optimist 

 “Ashtu siç e tha edhe trajneri më herët, favorit do të jetë Ludogoretsi. Por, ne do të bëjmë maksimumin tonë që të arrijmë rezultatin që ne e dëshirojmë. Ne kemi punuar gjatë kësaj jave, për një rezultat pozitiv që shpresojmë ta arrijmë.deklaroi Liridon Latifi

 Latifi  foli  edhe për goditjet e lira që janë edhe specialitet i tij

Mendoj se ndërprerjet mund të jetë një nga pikat e tona të forta, pasi ne i kemi ushtruar ato gjatë gjithë kohës në seancat stërvitore. E dimë saktësisht se çfarë do të bëjmë dhe sa i përket goditjes time nga gjuajtja e lirë në ndeshjen e kaluar, atë e kam ushtruar që nga fëmijëria dhe normal se nuk është asgjë e rastit”. tha futbollisti Latifi

Advertisement

 Ndeshja  Ludogorets – Shkëndija,  luhet sonte me fillim në ora 18:30, ndërsa  drejtësi  do të ndaj zvicerani Simon Schnyder.

 

SHABAN SINANI – TV KOHA

Exit mobile version