Kampionati në Ligën e pare pjesa vjeshtore vazhdon me ndeshjet e javës së katërt që do të zhvillohen të premten të shtunën dhe të dielën. Nesër në Strumicë përballen Shkupi – Vardari. Të gjitha ndeshjet nisin në ora 16:30
Me ndeshjen Shkupi – Vardari që do të zhvillohet në stadiumin ‘’Mladost’’ të Strumicës nesër me fillim në orën 16:30 hapet sipari i xhiros së tretë të sezonit vjeshtor në Ligën e pare të futbollit vendor. Komisioni për gara në kuadër të FFM-së ka publikuar një njoftim ku thuhet: ‘’ “Komisioni i garave në kuadër të Federatës së Futbollit të Maqedonisë informon opinionin publik se ndeshja e xhiros së 4-të në Ligën e Parë mes ekipeve FC Shkupi dhe KF Vardar do të zhvillohet më 29 gusht (e premte) në stadiumin ‘Mladost’ në Strumicë, me fillim nga ora 16:30”,
Në bazë të këtij njoftimi kuptohet se stadiumi i i Çairit nuk u përmbush kushtet për m vendosjen e sistemit WAR, prandaj mbetet që kjo skuadër në afatin sa më të shkrt të zgjidhë këtë problem
Të shtunën do të zhvillohen dy ndeshje të javës së katërt dhe atë në Gostivar ku takohen: Arsimi – Sileksi dhe Bashkimi – Struga Trim Lum , ndërsa tre takimet e fundit zhvillohen të dielën, takohen: Makedonija Gj.P – Pelisteri, Rabotniëki – Shkëndija dhe Tikveshi – AP brera. Të gjitha ndeshjet e xhiros së katërt fillojnë në ora 16:30
SHABAN SINANI – TV KOHA