Site icon Tetova Expres

UEFA NDRYSHON ORARIN E FINALES SË LIGËS SË KAMPIONËVE

UEFA ka njoftuar një ndryshim historik për finalen e Champions League, e cila këtë vit do të zhvillohet më 30 maj, në Budapest. Nga ky edicion, ndeshja më e rëndësishme e futbollit të klubeve nuk do të nisë më në orën 21:00, siç ka ndodhur që prej vitit 2010, por në orën 18:00.

Sipas UEFA-s, ky vendim synon të përmirësojë përvojën e tifozëve, skuadrave dhe qyteteve pritëse, duke optimizuar logjistikën dhe operacionet gjatë ditës. Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, theksoi se nisja më herët do të lejojë që ndeshja të përfundojë në kohë të arsyeshme, pavarësisht nga shtesat apo penalltitë, dhe tifozët të mund të shijojnë mbrëmjen me familjen dhe miqtë.

Vetë UEFA e ka shpjeguar kështu zgjedhjen e saj: “Vendimi është marrë për ta përmirësuar përvojën e përgjithshme të ditës së ndeshjes për tifozët, si dhe për ekipet dhe qytetet pritëse, duke e optimizuar logjistikën dhe operacionet. Qëllimi është që dita e ndeshjes të jetë një përvojë për të gjithë ata që dëshirojnë të marrin pjesë, duke e krijuar një atmosferë të arritshme për familjet dhe fëmijët. Për tifozët mysafirë, kjo do të thotë akses më i mirë në transportin publik, veçanërisht pas ndeshjes dhe një kthim më të sigurt dhe më të përballueshëm nga stadiumi. Për qytetet pritëse, kjo do ta rrisë ndikimin ekonomik duke u dhënë tifozëve mundësinë për t’i vazhduar festimet”, njoftoi shtëpia e futbollit evropian. 

Exit mobile version