Site icon Tetova Expres

REPREZENTACIONI NISI PËRGATITJET PËR DY NDESHJET E SHTATORIT

Reprezentacioni ‘A’ i Maqedonisë  mbrëmë ka  zhvilluara  seancën e parë  stërvitore  në kuadër të përgatitjeve  për  dy  ndeshjet  e  shtatorit. Në grumbullimin e parë munguan Mitrovsi i cili është i lënduar, ndërsa Elif Elmaz  dhe Bojan Miovski sot do t’i  bashkëngjiten ekipit.

 Përfaqësuesja  A e Maqedonisë ka filluar përgatitjet për ndeshjet e radhës, një miqësore kundër Arabisë Saudite Lihtenshtajnit.  Në grumbullimin e djeshëm nga  futbollistët e ftuar ka munguar DimitarMitrovski i cili shkaku i lëndimit nuk do të jetë pjesë e ndeshjeve të shtatorit. Ndërsa dy  futbollistët Elif Elmas dhe Darko Çurlinov  të cilët munguan në seancën e parë stërvitore reprezentacionit do ti  bashkëngjiten gjatë  ditës së sotme  dhe  do  të  jenë  së bashku  me  futbollistët tjerë të ftuan nga seleksionuesi Bllagoja Milevski.

Reprezentuesi Bojan Miovski, i cili para dy ditëve  u transferua  te  gjiganti skocez Glasgou Ranxhers,   foli   rrugëtimin e tij të ri dhe për  ndeshjet e radhës  të  reprezentacionit tonë.

 Kur erdhi oferta nga Rangers, nuk hezitova, trajneri më dha mbështetje shtesë dhe jam i lumtur për këtë. Debutova kundër Celtic, ishte hera e parë që ndjeva atë atmosferë, e dimë si është rivaliteti midis dy ekipeve. Në Girona, jo gjithçka ishte mirë, patëm një sezon të keq, kolektivisht dhe individualisht. Thjesht isha atje në kohën e gabuar dhe më duhej të merrja një vendim për të ardhmen time. U ktheva në ligën skoceze ku më parë luaja në Aberdeen, por tani në një klub shumë më të madh dhe historik,”deklaroi Bojan Miovski

Miovski në pritje të ndeshjes miqësore me Arabinë Saudite dhe posaçërisht  ndeshjen  kualifikuese  për Botërorin 2026  kundër Lihtenshatjint tha se duhet  angazhim maksimal për të arritur  objektivat

Advertisement

Kemi formë pozitive në ekipin kombëtar, shpresoj se do të vazhdojmë atë ritëm të mirë në ndeshjet që do të vijnë. Duhet të përgatitemi mirë për Arabinë Saudite, e cila është një ekip kombëtar shumë serioz, dhe pastaj të përqendrohemi sa më shumë të jetë e mundur te Lihtenshtajni. Sot nuk ka ekipe të dobëta dhe ndeshje që janë fituar paraprakisht.” tha Miovski

Maqedonia  ndeshjen miqësore kundër Arabisë Saudite  do ta zhvillon më 4 shtator në  Pragë, ndërsa  ndeshja kualifikuese për  Botërorin 2026, kundër  Lihtenshtajnit do ta  zhvillon në arenën ‘’Todor Proeski’’ në Shkup më 7 shtator   

SHABAN SINANI  – TV KOHA
Exit mobile version