Arabia Saudite mundi Maqedoninë e Veriut me rezultatin 2-1 në ndeshjen miqësore që u zhvillua në Pragë të Republikës Çeke.
Përfaqësuesja e Maqedonisë mbrëmë në Pragë të Çekisë luajti një ndeshje miqësore me Arabinë Saudite dhe humbi 1:2. Reprezentacioni ynë kaloi në epërsi me një gol fantastik nga Aleksandër Trajkovski në minutën e 40-të, por Arabia Saudite fitoi me përmbysje me golat që i shënuan Firas Al Buraikan dhe Abdullah Al Hamdan. Seleksionuesi Blagoja Milevski menjëherë pas ndeshjes ka thënë se është kënaqur me disa momente pasi kanë luajtur me formacion të kombinuar.
“Ka shumë momente për të cilat jam i kënaqur, veçanërisht sepse eksperimentuam me përbërjen. Morëm dy lojtarë të tjerë që do ta forcojnë konkurrencën në ekip. Tashmë e kam theksuar se ndeshja me Lihtenshtajnin është me rëndësi të madhe për ne, dhe gjithçka tjetër shërben si përgatitje. Luajtëm një ndeshje cilësore kundër një kundërshtari të fortë dhe jam vërtet i kënaqur që punoj me lojtarë të tillë. Të gjithë po përshtaten me formacionin dhe detyrat e reja. Do të jemi maksimalisht të motivuar kundër Lihtenshtajnit, siç jemi në çdo ndeshje“, tha trajneri Milevski.
Ekipi ynë kombëtar tani pret një ndeshje kualifikuese kundër Lihtenshtajnit të dielën me fillim në ora 18:00, në arenën “Todor Proeski” në Shkup, në raundin e pestë të kualifikimeve për Kupën e Botës. Mbrëmë Uellsi shënoi fitore 1-0 kundër Kazakistanit në Astana , ndërsa Belgjika si mysafirë mundi Lihtenshtajin 6-0.