Site icon Tetova Expres

Prokuroria Themelore Publike në Tetovë ka filluar procedurë penale kundër një personi të rritur dhe shtatë të miturve në rrahjen ndaj dy nxënësve shqiptarë

Prokuroria Themelore Publike në Tetovë ka filluar procedurë penale ndaj një personi i cili dyshohet se ka marrë pjesë në rrahjen ndaj dy nxënësve shqiptarë në afërsi të Shkollës së Mesme Ekonomike “8 Shtatori” në Tetovë. Nga Prokuroria Themelore Publike në Tetovë thonë se gjithashtu për veprën penale dhunë dyshohen edhe shatë të mitur por procedura për ta është duke shkuar në mënyrë të rregullt.
“ Prokuroria Themelore Publike në Tetovë ka filluar procedurë penale kundër një personi të rritur dhe shtatë të miturve për veprën penale “Dhunë”, sipas nenit 386 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 3 dhe 1 të Kodit Penal. Viktima janë dy persona të mitur. Sipas kërkesës së prokurorit publik, ndaj të rriturit të dyshuar është caktuar masë paraburgimi afatshkurtër prej 48 orësh, me qëllim që të sigurohen prova në lidhje me pjesëmarrjen e tij në ngjarje. Për të miturit, procedura zhvillohet sipas Ligjit për drejtësinë për fëmijët”, thonë nga Prokuroria Themelore Publike në Tetovë .
Nga Gjykata Themelore në Tetovë thonë se në me kërkesë të prokurorisë është caktuar masa e paraburgimit të shkurt prej 48 orësh. “Ju njoftojmë se me propozim të Prokuroria Themelore Publike në Tetovë është caktuar masa e paraburgimit të shkurtër prej 48 orësh për një të rritiur”, njoftuan nga Gjykata Themelore në Tetovë.
Ndërkaq, nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë thonë se dy të mitur me datë 3 shtator në orën 22:30, në rrugën “Prilepska” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin N.Ç. (20) nga Tetova, ndërsa më 04.09.2025, në orën 12:10, në rrugën “Ilinden”, është privuar nga liria edhe D.D. (23) nga fshati Radiovc.
“Gjithashtu, është zhvilluar bisedë zyrtare me 16 të mitur. Ata dyshohen se rreth orës 18:00, në rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë, në grup, kanë sulmuar fizikisht një 17-vjeçar dhe një 15-vjeçar, të dy nga fshati Dobrosht, komuna e Tearcës, të cilët ishin duke dalë nga shkolla e mesme. Sipas kallëzimit të bërë nga prindërit e tyre, Q.E. (50) dhe H.I. (43) nga Dobroshta, djemtë e tyre kanë qenë bashkë me një të mitur tjetër, i cili ka arritur të ikë nga vendngjarja. Anëtarët e grupit dyshohet të kenë qenë tifozë të një klubi futbolli nga Tetova”, njoftoi zëdhënësi i Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë.
Ndryshe, incidenti ndodhi të mërkurën pasdite, kur anëtarë të tifo grupit Vojvodët, kishin sulmuar dy të mitur shqiptarë, nxënës të Shkollës së Mesme Ekonomike “8 Shtatori” në Tetovë.
Rrahja e dy nxënësve shqiptarë në Tetovë, shkaktoi reagime të mëdha në opionon. Reaguan pothuajse të gjitha partitë politike shqiptare të cilët dënuan këtë akt duke kërkuar që organet ligjzbatuese mënjëherë të zbardhin rastin dhe autorët të dalin para drejtësisë.
Exit mobile version